-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet hajduti i xhamisë në Pogradec

Kryesoret

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë në Pogradec. Njëri është 14-vjeç dhe akuzohet se ka vjedhur lekët brenda një xhamie dhe i dyti 21-vjeç që iu gjet një fenelinë policie në makinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 14 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Vjedhja”, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 02.01.2023, ka vjedhur një shumë lekësh, në një objekt kulti (xhami), në fshatin Vërdovë.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. F., 21 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, që drejtonte ky shtetas, gjetën një fenelinë si ajo e Policisë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale” mbyllet njoftimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit