Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në kuadër të festës së 35 vjetorit të PS-së ka zhvilluar takimin me socialistët në qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë në Tiranë mijëra qytetarë janë ngritur në protestë të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të gjithë qeverisë me moton “Shqipëri e Re”.
“Interesi kombëtar ka qenë për PS pikë referimi e palëvizshme. Athdeu nuk është për tu mbajtur në gojë vend e pa vend. Këta të vjetrit e dinë të gjithë mirë këtë. ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’ ta bën lëkurën kokër. Ne nuk jemi shkatërrimtarët por jemi shpëtimtarët”- tha Rama.









