-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 33-vjeçari i cili plagosi serbët në Kosovë, flet i riu i plagosur

Kryesoret

Autori i plagosjes së 2 serbëve me armë zjarri në Kosovë është vënë në pranga nga policia pak pas ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Drajkovc të Shtërpcës, ndërsa autori është identifikuar me iniciale A.K. i moshës 33 vjeçar.

“I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

Mbrëmjen e sotme policia njoftoi se dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar janë plagosur sot në fshatin Drajkovc të Shtërpcës pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Millosh Stojanoviç, i riu i cili mbeti i plagosur ditën e sotme ka shpjeguar për se si ka ndodhur ngjarja.

‘Ne shkuam për Krishtlindje si çdo vit. Ne dolëm rrugës për të bërë foto, pasi bëmë foto erdhi një makinë, nuk e di se cila, më qëlloi një plumb, u godita në krah. Me siguri janë shqiptarë, nuk jemi ende të sigurt. Menjëherë pas të shtënave kanë ikur, janë zhdukur’- tha i plagosuri.

Shoku i tij, një nga djemtë që ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes gjithashtu shpjegoi se si ndodhi ngjarja.

“Arritëm në fshat, në hyrje ndaluam për të bërë foto, pastaj erdhi një burrë, rrokullisi dritaren, nxori një armë dhe qëlloi mbi ne. Dy shokët e mi u goditën dhe ata ikën menjëherë”.

Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviq 21-vjeç u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës. Një shqiptar vendas qëlloi mbi ta nga një makinë në lëvizje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit