-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Veriu i Kosovës do të çlirohet nga kriminelët

Kryesoret

“Serbia, përkundër retorikës kundër shtetit të Kosovës, në vazhdimësi ka sfiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe sovranitetin e Kosovës, veçmas në veri të vendit, përmes mbështetjes së strukturave kriminale atje”.

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. “Kjo u pa edhe javë më parë kur të dirigjuara nga Beogradi, këto struktura bllokuan rrugët.

Duke folur për situatën e sigurisë në veri të Mitrovicës, ministri Sveçla deklaroi se të gjitha rrugët tashmë janë të hapura, përveç atyre ilegale, të cilat deklaroi se janë të mbyllura nga patrullimet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, e cila vazhdon të luftojë çfarëdo veprimtarie kriminale atje.

“Situata mund të themi se është e qetë, por nuk mund të themi se është plotësisht stabile”, tha ministri Svecla. “Përderisa ndikimi i Serbisë vazhdon të jetë jashtëzakonisht i madh përmes strukturave kriminale, atëherë nevojitet mobilizim i gjithmbarshëm, jo vetëm i strukturave të sigurisë, e posaçërisht policisë, por i gjithë shoqërisë sonë që të tejkalohen këto sfida”.

Ministri i Punëve të Brendshme u shpreh se roli i obstruktiv i Serbisë duhet të neutralizohet njëherë e përgjithmonë, e që edhe ajo pjesë e Kosovës të shohë përpara sikurse të gjitha pjesët tjera të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit