-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Talibanët i kundërpërgjigjen deklaratave të Princit Harry: Njerëzit që vratë nuk ishin gurë shahu

Kryesoret

Pas deklaratave të fundit të Princ Harryt për vrasjet e tij të kryera kundër talebanëve ka ardhur edhe një reagim nga lidershipi taleban.

Përmes faqeve të librit “Spare”, Harry përshkruan se gjatë mandatit të tij të dytë në Afganistan ka vrarë 25 luftëtarë të organizatës.

Përmes një postimi në Twitter-it, Anas Haqqani shkruan se njerëzit që vrau Princi Harry nuk ishin vetëm gurë shahu, por burra të familjes që prisnin përfundimin e luftës dhe kthimin në shtëpitë e tyre.

“K. Harry, ata njerëz që ke vrarë nuk janë vetëm gurë shahu, ata ishin njerëz dhe kishin familje që prisnin të ktheheshin nga lufta, “tha fillimisht ai.

“Midis njerëzve që kanë vrarë afganët, pak i kanë pranuar krimet e tyre të luftës,” shtoi ai më vonë. 

 

Duka i Sussex-it, duke iu referuar talebanëve, shkruan se nuk i konsideronte ata njerëz  por pista shahu që arriti t’i shfaroste nga tabela e shahut”. 

Kjo është hera e parë që djali i dytë i mbretit Charles III flet hapur për numrin e talebanëve që ai vrau gjatë shërbimit në zonën e luftës në Afganistan.

Nga ana e tyre, Forcat e Armatosura Britanike jo vetëm që dënuan deklaratat e princit, por argumentuan se është e mundur që ato të shkaktojnë probleme për trupat britanike në Afganistan. 

Në deklaratat e tij, koloneli Richard Kemp i cili kishte drejtuar operacionin ku mori pjesë Princi Harry, tha se deklaratat e Dukës janë mjaft të rrezikshme.

Ai gjithashtu shtoi se mbështetësit e talebanëve pas këtyre deklaratave mund të kenë një “motiv shtesë për të vrarë Harry”. Në të njëjtën kohë ai shprehu shpresën se nuk do të kenë sukses pasi e di që Princi Harry ka një siguri personale mjaft të mirë. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit