Libri i Princit Harry ka shkaktuar tronditje jo vetëm në pallatin mbretëror. Një udhëheqës i lartë i talebanëve i është përgjigjur Princit Harry, i cili tha se militantët që ai vrau në Afganistan “nuk ishin gurë shahu, por ishin njerëz”.
Në librin e tij ‘Spare’ , Harry shkroi se kishte vrarë 25 talebanë, të cilët i kishte cilësuar si “gurë shahu”, teksa shërbente në vijën e frontit si bashkë-pilot i një helikopteri Apache.
“Zoti Harry! Ata që vratë nuk ishin gurë shahu, ata ishin njerëz, ata kishin familje që prisnin kthimin e tyre” ishte përgjigja e komandantit të talebanëve Anas Haqqani.
Harry dhe familja Mbretërore Britanike duket se kanë ndarë rrugët përgjithmonë. Mbreti Charles dhe familja nuk kanë komentuar zyrtarisht librin “Spare”, por mediat ndërkombëtare duke cituar burimet e tyre mbretërore janë të sigurt. “Harry do të konsiderohet si një tradhtar nga familja Mbretërore” shkruajnë mediat.
Një ndër zbulimet e bujshme të Harry-t ishte dhe fakti që bashkë me vëllain William, i kishin kërkuar Princit Charles, tashmë mbret, që të mos martohej me Camillan. I ati u ishte përgjigjur duke i pyetur: djemtë e kujt jeni?
Në autobiografinë e tij, princi zbuloi dhe grindjen e famshme me të vëllain William për Meghan, pohoi që kishte konsumuar kokainë dhe kanabis si adoleshent dhe se ishte veshur si nazist pasi sipas tij, ishte nxitur nga William dhe Kate.
Princi Harry refuzon të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij, mbretit Charles?