-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kishte spiunin brenda makinës! RENEA niset për të arrestuar vrasësin e biznesmenit

Kryesoret

Policia e Tiranës po ushtron kontrolle në Berat me qëllim sigurimin e informacioneve për vendodhjen e Andrew Boden, i dyshuar si ekzekutori biznesmenit, Edmond Papa. Agjentët e Kriminalistikës mbërritën në qytetin e lindjes së vrasësit të dyshuar, pas informacioneve të siguruara se 1 ditë para zbardhjes së ngjarjes ai kishte aplikuar për pasaportë.

Për të kuptuar lëvizjet e 44-vjeçarit, hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera filmike në qytetin e Beratit, ku dyshohet se la dhe gjurmën e fundit. Dyshohet se Bode mund të jetë larguar në Greqi, por nuk përjashtohet mundësia që ai të fshihet ende në vendlindje. Përfshirja në vrasje e Andrew Bodes dhe Albano Velos tashmë të arrestuar u provua nga policia përmes pamjeve filmike dhe automjeteve të përdorura në ekzekutimin e 16 Dhjetorit në zonën e Selitës.

30 vjeçari, Velo u kap nga kamera e sigurisë së një lavazhi ndërsa, Andreë Bode krahas pamjeve filmike u tradhëtua dhe nga GPS i makinës “SMART” që mori me qira, përmes të cilës ndoqi lëvizjet e Edmond Papës para vrasjes, shkruan Klan. I arrestuari Velo e ka mohuar autorësinë në krim, ndërkohë që policia, krahas kërkimeve për Boden po punon edhe për zbardhjen e motivit të vrasjes. Një nga pistat e mundshme është lidhja e kësaj ngjarjeje me ekzekutimin me tritol të Aleksandër Sadikajt, në Qershor të vitit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit