Këngëtari Luiz Ejlli ka shkaktuar sërish zhurmë në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 2’, pas ngacmimit të fundit që i ka bërë moderatores Kiara Tito.
Pas kërkesës për të pasur një romancë me Kiarë, Luizi ka bërë një veprim i cili ka sjellë reagime të forta nga publiku teksa panë këngëtarin që t’i hidhet sipër moderatores teksa ishte e shtrirë në krevat.
Mes reagimeve të shumta nga audienca jashtë shtëpisë, ka qenë postimi i këngëtares Enxhi Nasufi e cila nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, e ka cilësuar veprimin e Luizit si ngacmim seksual dhe duhen marrë masa menjëherë.
“Në këtë pikë, ky është ngacmim seksual dhe dikush duhet të marrë masa për këtë l*qen. A mundet dikush ta ndalojë këtë copë psikopati pervers. Kjo nuk është më lojë. Ia kisha zgurdulluar sytë mos ti shkonte më mendja te seksi në jetën e vet”, ka shkruar Enxhi.
View this post on Instagram