-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria: 30 ditë burg ushtarit që tentoi të vriste dy të rinjtë serbë në Shtërpcë

Kryesoret

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të pandehurit me inicialet A.K. pjesëtar i Forcës së Sigurisë t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për plagosjen e dy të rinjëve serbë në Shtërpcë. Rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë”. Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi se i pandehuri me dashje ka tentuar t’i vrasë dy të rinjtë pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 06 Janar 2023, rreth orës 14:00, në fshatin Gotovushë, komuna Shtërpcë, me dashje ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarit M. S dhe S.S., ku, pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty, e nxjerr revolen e markës “Mossberg” dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi se i pandehuri kishte shtënë pesë herë në ajër, një orë para këtij rasti. “Po ashtu, sipas Prokurorisë, ndaj të nëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me 06 Janar 2023, rreth orës 13:00, në Brezovicë, komuna Shtërpcë, i pandehuri me përdorimin e armës ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që me veturën e tij të markës “Golf V”, në pamundësi që të kyçet në rrugën që dërgon në Qendrën e Skijimit, meqë aty kishte qenë një grumbull qytetarësh në rrugë, i njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës dhe me revolen e markës “Mossberg” shtënë pesë herë në ajër” thuhet në komunikatë. Rasti solli reagime të shumta edhe nga ndëkombëtarët që e dënuan.

SHBA dhe BE dënojnë plagosjen e dy personave në Shtërpcë: Zbardheni

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit