Në fshatin Gjuriç të Malishevës në Kosovë është raportuar nga një person dje se gjatë punimeve në oborr ka gjetur dy granata dore.
Policia njofton se FSK ka bërë tërheqjen e këtyre granatave, të cilat sipas tyre janë të Luftës së Dytë Botërore.
Njoftimi i policisë
“Guriç, Malishevë 07.01.2023 – 14:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në oborr kishte gjetur dy granata dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në raport./ Express