Policia ka referuar në prokurori në lidhje me vjedhjen e banesës së ish-zyrtares së lartë Alda Klosi, nga pastruesja dhe i biri Rozeta dhe Havier Dobi.
Po përveç hetimeve ndaj grabitëses dhe të birit, po hetohet origjina e parave të vjedhura.
Ndërkohë që vetë Alda Klosi tha sot për 5pyetjet.al se paratë i ka të deklaruara dhe se i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait.
Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë e Alda Klosi, ish-shefe e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove.
Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura.
Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale.