Një autobus me pasagjerë kosovar që po udhëtonte drejt Gjermanisë është sulmuar mbrëmjen e djeshme në Serbi.
Lajmin e ka konfirmuar kompania Fadili Tours, të cilët thanë se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
“Shyqyr Zotit nuk ka të lënduar. Jemi duke u marrë me disa procedura pastaj do ta vazhdojmë rrugëtimin”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas personit i cili ka dërguar fotografinë ky sulm ka ndodhur rreth orës 21:00 në Krushevc./ Express