Familjarët e Enver Sheshi do të bëjnë kallëzim penal ndaj prokurorëve dhe Gjykatësve.
Familjarët e 59-vjeçarit i cili ndërroi jetë në QSUT do bëjnë kallëzim penal për vrasje me dashje kjo pasi Shehi kishte bërë disa herë kërkesë për të ndryshuar masën e sigurisë arrest me burg.
Sheshi i arrestua për inceneratorin e Fierit ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të QSUT.
Dyshohet se 59-vjeçari vdiq nga arresti kardiak. Ai ndodhej në burgun 313 dhe mendohet se si pasojë e infarktit, ndërroi jetë një orë pasi mbërriti në urgjencën e QSUT.
Ai doli nga ambientet e burgut rreth orës 16:15 dhe ndërroi jetë një orë më vonë në urgjencë.
Sheshi ishte i akuzuar si pjesë e dosjes së inceneratorit të Fierit ndërsa më herët ishte dënuar një herë për evazion fiskal për të njëjtën çështje.