Ka vdekur pjesëtari i KFOR-it i cili u gjet pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete. Trupi i pajetë i pjesëtarit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë është transportuar me helikopter të KFOR-it, u shpreh Veseli.
Po ashtu theksoi se është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.