Zyrtarja e lartë e shtetit, Alda Klosi që ra pre e grabitjes së mbi 120 mijë eurove nga pastruesja Rozeta Dobi në dekadën e fundit që pas ardhjes së socialistëve në pushtet ka lëvizur në disa institucione.
Te ministria e Financave në kohën që Arben Ahmetaj ka qenë në krye të dikasterit, Klosi ka qenë shefe e koncesioneve. Më pas në momentin që Ahmetaj u emërua zv/ kryeministër dhe ministër i Rindërtimit, e mori Klosin shefe kabineti, njeri i besuar.
Ekskluzive/ Flet biznesmeni që vodhi pastruesja: Mori dy varëse, më lini në punën time
Kur Edi Rama i dha “duart” ministrit më të fuqishëm që kishte, Klosi kaloi te Agjencia e Mbikëqyerjes Financiare. “5pyetjet.al” u interesua në këtë institucion se ku ishte emëruar dhe çfarë bënte konkretisht, Klosi.
Një burim brenda këtij institucioni tha për “5pyetjet.al” se zyrtarja kishte vetëm pak kohë, diçka më shumë se një muaj që punuar te AMF. Saktësisht te drejtoria e Burimeve Njerëzore. Por në fund të muajit Dhjetor nuk ishte parë më në institucion. Zyrtarisht ka qenë me kontratë provizore.
Iu vodhën 120 mijë Euro, PD: Alda Klosi, dora dhe firma e Ahmetajt