-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet për përdhunim dhe krim të organizuar, Andrew Tate del sot para gjykatës

Kryesoret

Influencuesi kontrovers i mediave online, është arrestuar në Rumani me akuza për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar, konfirmuan autoritetet.

Ish-kikboksieri dhe ylli i realitetit televiziv, i cili është ndaluar nga një sërë platformash të mediave sociale për komente mizogjene dhe gjuhë urrejtjeje, u arrestua së bashku me vëllain e tij dhe dy të dyshuar të tjerë.

Ata u ndaluan për 24 orë, thanë prokurorët nga njësia kundër krimit të organizuar në një deklaratë pas bastisjes së pronave të tyre në Bukuresht.

Vëllezërit Tate janë nën hetim penal që nga prilli. Ata nuk pranuan të komentojnë, por avokati i tyre konfirmoi se ata ishin arrestuar.

Një zëdhënës i Tate i tha Daily Mirror se nuk mund të jepte ndonjë detaj në lidhje me raportet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit