-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK e akuzoi për Gërdecin, Mediu: Unë jam i pafajshëm, ma bëri politika

Kryesoret

Ish-ministri i Mbrojtjes në kohën e tragjedisë së Gërdecit, Fatmir Mediu është zyrtarisht i akuzuar për shpërdorim detyre për shpërthimin ku vdiqën 26 presona, shumë u lënduar dhe mbi 300 banesa u shkatërruan.

SPAK ia komunikoi sot akuzën. Në dalje, deputeti Mediu tha se është i pafajshëm dhe se pas akuzës, që sipas tij është e njëjta si në 2009 qëndron politika.

Akuza e prokurorëve në 2009 e motivuar politikisht është paraqitur edhe sot për shpërdorim detyre. Kam kërkuar që në fillim që të pyetem dhe nuk jam pyetur asnjëherë në 15 vite. shpresoj të kem mundësi të pyetem.

Ku është motivimi politik? Në akuzën që është bërë. Nuk është urdhri i ministrit që ka krijuar probleme, ka autoritete që përcaktojnë përgjegjësitë. Nuk është ministri që koordinon me autoritetet ushtarake. Mu paraqit fashikulli i dosjes së firmosur në 2009, asnjë argument shtesë.

Qëndrimi im është që këtë akuzë nuk e pranoj, jam i pafajshëm. Çështja e demontimi është e sigurisë kombëtare. Jo vetëm që nuk e pranoj, por kam të drejtën si qytetar normal që të pyetem për këto.

Vetëm pas ngjarjes jam pyetur si person që njeh rrethanat. Nëse do të gjendet një telefonatë me personat që kryenin biznesin unë apo familja ime, e marr unë përgjegjësinë. Prokurori më tha nuk ka asnjë element shtesë, veç asaj asokohe. Ministria e Mbrojtjes asokohe është konsideruar strukturë kriminale.

Ajo ministri ka qenë drejtuese për integrimin në NATO, trajtimi që i kanë bërë është i padrejtë. 15 ditë përpara se të ndodhte shpërthimi i Gërdecit, është cilësuar si nga strukturat më të rëndësishme, Gërdeci, ishin autoritetet më të larta ushtarake. Kush mund ta certifikojë një proces ushtarak, ministri? Ministri është autoritetet civil dhe jo ushtarak” tha ai.

I pyetur nëse ka pasur rol djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, referuar shënimit në dokumentin për të cilin u pyet Aldo Bumçi pak ditë më parë, Mediu tha se nuk ka asnjë dijeni. “Unë nuk kam asnjë lloj dijenie për atë shkresë. Zoti Bumçi i ka dhënë sqarimet e veta, por për këtë nuk kam diskutuar me asnjë” tha ai.

Në fund, Mediu tha se nuk ka besim te drejtësia. “Nëse do të më gjeni një interceptim për këtë çështje, dënimin e marr unë. Nuk kam pasur kontakt as telefonik dhe as njerëzor as me amerikanët dhe as me palën shqiptare. Sa drejtësi ka në këtë vend, nga ana ime është shumë subjektive, por nuk është bërë drejtësi në këtë vend” tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit