Një zëdhënës i talebanëve njoftoi ditën e sotme se të paktën 5 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin vetëvrasës të sotëm jashtë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kabul.
Autoritetet afgane dënuan “sulmin frikacak” dhe u zotuan të bëjnë gjithçka që është e mundur për të identifikuar dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës.
Më herët, mediat afgane raportuan se deri në 20 persona janë vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur. OJQ-ja Italiane Hospital Emergency raportoi se ndihma e parë iu dha më shumë se 40 të plagosurve.
Një shofer që punonte për Agjencinë Franceze (AFP) ishte në zonë në momentin e sulmit dhe dha dëshminë e tij.
“Kam parë rreth 20-25 viktima. Nuk e di sa prej tyre kanë vdekur dhe sa janë plagosur. Po prisja në makinë kur pashë një burrë me kallashnikov në supe dhe një çantë. Ai kaloi makinën time dhe pas disa sekondash pati një zhurmë të fortë. E pashë këtë njeri të hidhte veten në erë”, tha Jamshed Karimi.
“Një kamikaz tentoi të depërtonte në ministri, por nuk ia arriti qëllimit. Kur u pikas nga forcat e sigurisë, ai hodhi veten në erë”, tha një zyrtar i qeverisë taliban, Ahmadullah Mutaki.
10 ditë më parë, grupi xhihadist i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për bombardimin në aeroportin ushtarak të Kabulit.
Pasi talebanët u kthyen në pushtet në gusht 2021, Shteti Islamik i vetëshpallur ka shtuar sulmet e tij në vend.
Afganistani ka qenë i izoluar nga Perëndimi për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe veçanërisht margjinalizimit të grave.
La Presse Ca – Afghanistan | Attentat suicide à Kaboul, une vingtaine de victimes https://t.co/NxYKRxzfBi pic.twitter.com/tnKiIUGiNC
— Afropages (@Afropages) January 11, 2023