-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i zyrtarit të ‘Financave’, Tabaku: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh në vend!

Kryesoret

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

Tabaku në ‘Facebook’ shkruan se arrestimi i tij tregon se ai është njeriu i cili ka pasur çelësat e shteti dhe këto të fundit i ka përdorur sipas interesit dhe jo sipas ligjit.

Sakaq shton se sistemi i ngritur në vend po promovon korrupsionin dhe aspak vlerat e një shoqërie të shëndoshë, ndaj dhe duhet një plan për ta luftuar.

‘Ky sistem i ngritur promovon korrupsionin, nxit korrupsionin, nuk promovon vlerat e një shoqërie të shëndoshë, meritokracinë dhe tregun! Sistemi që po flasim është ai i zyrtarëve që sot shihen si modele të lehta suksesi, pasi ekspozojnë qindra mijëra euro, stil jetese të papërshtatshëm dhe e gjitha se kjo vjen si rezultat i një sistemi të ndërtuar me kokëposhtë. Për ta luftuar duhet një plan dhe mbi të gjitha vullnet politik; një vullnet jo denoncues dhe inkuizitor por një vullnet që e lufton atë dhe mbi të gjitha i hap rrugë një sistemi vlerash. Hapi i parë është kthimi i Luftës kundër Korrupsionit në një prioritet kombëtar pasi nuk janë rastësi kaq shumë arrestime dhe madje nuk është as rastësi pse shqiptari largohet.‘, shprehet ndër të tjera Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit