-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet “polici” në Kurbin! Gjenden armë dhe 100-çet e bastexhinjve

Kryesoret

Pesë persona janë arrestuar në Kurbin dhe janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua Genti Suti 44 vjeç, banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushat e narkotikëve dhe vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

44-vjeçari u kap në Laç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata. Në shtëpinë e tij u gjet një armë zjarri pistoletë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarakë.

-A. M. 37 vjeç, banues në Milot dhe A. L., 49 vjeç, banues në Mamurras u arrestuan pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që administronin, shërbimet e policisë gjetën 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

-D. P. 34 vjeç, banues në Kukës, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushat e narkotikëve dhe vjedhjes së pronës dhe pasurisë u arrestua pasi ishte në kërkim.

-J. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi dhe të pa pajisur me dokumentet përkatëse. Gjithashtu, 34-vjeçari, në momentin e arrestimit, mbante veshur një xhup me mbishkrimin “Policia”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit