Autoritetet italiane gjatë operacionit “Hermanos” të zhvilluar ditën e djeshme kanë arrestuar 18 persona ku mes tyre edhe 6 shtetas shqiptarë.
18 persona janë akuzuar për trafikimin të 109 kg kokainë e marijuanë nga të cilat 47 kg janë sekuestruar.
Bëhet me dije se grupi kriminal kishte lidhje me Amerikën Qendrore dhe sillte kokainën deri në Belgjikë.
Më pas kilogramët e kokainës transportoheshin në Itali.
Sipas raportimeve personat janë përgjegjës edhe për një tentativë vrasje në Ibiza të Spanjës.
Mes të arrestuarve përveç italianëve dhe rumunëve janë edhe shqiptarët:
1- Renato Nikaj, 29 vjeç banues në Sesto S. Giovanni
2-Florian Qemali, 40 vjeç banues në Bagnolo Mella
3-Arian Rezi i njohur si Visi, 39 vjeç nga Tirana
4-Edmir Demiraj i njohur si Edi, 39 vjeç, banues në Shqipëri
5-Andi Shkurti, 42 vjeç
6-Ilir Kuci, 50 vjeç lindur në Berat e banues në Milano