Një kontroll i befasishme është kryer ditën e sotme në qelitë e burgjeve të Domokos nga oficerët e policisë së Departamentit të Grabitjeve pas informacioneve se në qelitë e të huajve kishte pajisje celulare dhe armë të improvizuara.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë dhe thika të improvizuara.
Policia në të njëjtën kohë ka arrestuar 12 persona duke u shtuar akuzën për mbajtje te sendeve të paligjshme në qeli.
Mes këtyre 12 personave është edhe bosi shqiptari, Alket Rizai.
Kontrolli policor është kryer sot në 7 qeli me gjithsej 17 të burgosur në Qendrën e Paraburgimit të Përgjithshëm Domokos në Fthiotidë.
Nga ky kontroll u kapën “mat” 12 persona, të cilët janë mbyllur në Qendrën e Paraburgimit dhe ndaj tyre është ngritur dosje për shkelje të legjislacionit për armët.
Gjatë hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar:
5 – hell të improvizuar dhe 2 metal, 7 – kaçavida, 2 – thika, shkop i përbërë nga tre pjesë të bashkuara dhe të lidhura me pëlhura, 5 – celularë me karta SIM, 8 – karikues dhe 3 kabllo të tipit USB,
17 – shkopinj të tipit USB, orë inteligjente me karikues, 3 pirunë metalikë dhe pjesë të pirunit metalik, kufje me tela dhe pa tela, 2 pjesë teh, brisk dhe brisk i improvizuar i përshtatur me një kashtë druri, copë pleksi glas dhe shpatull metalike.
Nën drejtoria e Sigurisë në Lamia po kryen hetimet paraprake në lidhje me rastin.