-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shteti islamik mori përgjegjësinë për sulmin kamikaz në Kabul, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur

Kryesoret

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës që ndodhi më herët sot jashtë Ministrisë së Punëve të Jashtme në kryeqytetin e Afganistanit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve Amaq e lidhur me organizatën xhihadiste në një postim në Telegram.

Sulmi kamikaz që ndodhi jashtë Ministrisë së Jashtme në Kabul vrau të paktën 5 persona dhe plagosi më shumë se 40 të tjerë.

Amaq pretendon se mes viktimave ka edhe diplomatë të huaj, gjë që deri më tani nuk është konfirmuar.

Autoritetet afgane dënuan “sulmin frikacak” dhe u zotuan të bëjnë gjithçka që është e mundur për të identifikuar dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës.

Pasi talebanët u kthyen në pushtet në gusht 2021, Shteti Islamik i vetëshpallur ka shtuar sulmet e tij në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit