Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda PD, ndërsa la të kuptohet se ish-kryetari Lulzim Basha vazhdon të ketë ende ndikim në veprimet e Alibeajt. Sipas Salianjit, Basha është shkarkuar, por nuk ka ikur dhe i lëviz fijet si kryetar.
“Lulzim Basha nuk ka ikur nga PD asnjë moment. Është shkarkuar, por nuk ka ikur. E ke akoma aty, i lëviz fijet si kryetar ai. Nëse Lulzim Basha të bëjë partinë e vet, të krijojë një parti, një formacion me tezat që ka, por nuk mund të merret peng një parti me procese proceduriale tashmë”, tha Salianji.
Salianji thekson se demokratët duhet të gjejnë një zgjidhje të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore, pasi ne te kundërt favorizohet direkt Edi Rama.
Ervin Salianji mendon se zgjidhja e problemit brenda PD-së fillon pikë së pari duke u ulur deputetët në tavolinë.