-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetarja ruse pas pankartave kundër luftës në Ukrainë shkruan libër për propagandën e Putinit

Kryesoret

Gazetarja ruse, Maria Ofsianikova e cila në mbrëmjen e 14 marsit 2022 gjatë buletinit kryesor të lajmeve doli drejtpërdrejt në transmetim pas spikeres së lajmeve duke mbajtur një pankartë të improvizuar ku shkruhej “Jo. në luftë. Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës. Ju jeni duke u gënjyer këtu. Rusët kundër luftës”, shkroi një libër për propagandën ruse.

Agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke cituar Langen Müller Verlag njoftoi sot se libri i saj me titull “Midis së mirës dhe së keqes. Si i rezistova më në fund propagandës së Kremlinit” do të dalë në Gjermani, në gjuhën gjermane dhe do të shfaqet në raftet e librarive më 14 mars.

Datë kjo saktësisht një vit pas protestës së saj kundër luftës.

Siç vënë në dukje botuesit në përshkrimin e librit Ofsianikova u largua nga Rusia vitin e kaluar pasi shkaktoi një skandal të paprecedentë në televizionin shtetëror rus kur u tha shikuesve drejtpërdrejt me posterin e saj kundër luftës se po gënjeheshin në televizion dhe se Putini është duke zhvilluar një luftë brutale kundër Ukrainës.

Disa thonë se ajo është një spiune britanike, të tjerë besojnë se ajo është një agjente e FSB-së. 

Ndërsa tani ka ardhur koha ku Maria tregon historinë e saj.

Titulli i librit në gjermanisht është “Zwischen Gut und Böse. Wie ich mich endlich der Kremlin-Propaganda entgegenstellte’. 

Versioni elektronik tashmë gjendet në faqen e shtëpisë botuese gjermane dhe kushton 22 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit