-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani franko-gjerman? Kurti: Serbia e vrau propozimin për marrëveshje

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Vjenë ku është pritur nga kancelari austriak, Karl Nehammer. Në një intervistë për gazetën austriake, ‘Der Standard’, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar detaje nga plani franko-gjerman.

Në muajt e fundit, Franca dhe Gjermania kanë iniciuar një marrëveshje të re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kur mund të zbatohet kjo?

Më 18 gusht të vitit të kaluar, pati një takim novator me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell. Së pari, duhet të negociohet një marrëveshje-kornizë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mendova se ishte e mrekullueshme. Por Vuçiç ka thënë vazhdimisht se nuk është i interesuar për një marrëveshje të tillë kornizë. Ai është i interesuar për menaxhimin e krizave, për fenomenin e zjarrvënies dhe zjarrfikjes. Vetë e ndez zjarrin, pastaj vesh një xhaketë tjetër dhe thotë: unë mund të shuaj zjarrin.

Tre javë pas këtij takimi, përfaqësuesit e qeverisë franceze dhe gjermane, Emmanuel Bonne dhe Jens Ploetner erdhën këtu me ide që unë i konsideroj si bazë të mirë për diskutime të mëtejshme, sepse ato kanë të bëjnë me koncepte dhe ide universale, për integritetin territorial dhe sovranitetin, për të drejtt e njeriut, për pavarësinë dhe për demokracinë. Në të kaluarën kishte më shumë një ideologji për zgjidhjen e problemit, një qasje ‘sui generis’ me një oqean detajesh qoi dekurajonte të gjithë.

Dhe pse nuk ndodhi asgjë?

Ka katër muaj që e kanë bërë këtë propozim- dhe ne kemi pasur vetëm një takim të nivelit të lartë në Bruksel. Madje, ne kishim një plan paraprak për të bërë marrëveshjen deri në mars ose prill 2022. Nuk e di se çfarë ndodhi ndërkohë. Nisma dhe dinamika kanë rënë. Më 27 tetor u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë të Serbisë. Dhjetë ditë më vonë, më 6 nëntor, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se në atë takim u anulua marrëveshja e planifikuar me Kosovën. Qeveria serbe mesa duket e njoftoi këtë vetëm dhjetë ditë më vonë, sepse ata ende donin të dukeshin mirë në samitin e Berlinit më 3 nëntor. Në Berlin, ne, përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, nënshkruam tri marrëveshe. Unë jam i shqetësuar se disa njerëz në BE dhe SHBA po mbulojnë faktin që Serbia vrau propozimin e traktatit bazë.

Nëse ka një marrëveshje, cila do të ishte pjesa më e rëndësishme për ju?

Në propozim janë përfshirë disa nga paragrafët e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972. Por Willy Brandt shkoi paraprakisht në Varshavë dhe kërkoi falje. Dhe marrëveshja ishte e mundur sepse dy Gjermanitë morën një vend në OKB nëntë muaj më vonë. Por me Rusinë dhe Kinën, ne nuk e kemi një shans të tillë. Por bëhet fjalë edhe për faktin se pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, duhet të jenë gjithashtu në bord.

A shihni ndonjë mundësi për këtë?

Atmosfera është shumë më pozitive. Por nuk ka hapa konkretë, me një përjashtim: Greqia ka përmirësuar përfaqësimin e Kosovës në vend. Statusi i zyrës sonë në Athinë tani është ai i Ndihmës Ekonomike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit