-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dajak gruas e xhaxhait dhe kokainë! Tetë të arrestuar në Tiranë

Kryesoret

Tetë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale nga droga, te dhuna, drejtimi i makinës në gjendje të dehur dhe shkaktimin e një aksidenti.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin H. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

  • D. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij;

  • E. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • F. D., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe është përplasur me kangjellat anësore të rrugës;

  • H. Gj., 25 vjeç, A. K., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

  • B. A., 45 vjeç, A. Gj., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, në gjendje të dehur” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit