-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Puna e ëndrrave tuaja! Super pagë plus 2300 euro në muaj për të ngrënë

Kryesoret

Një punë që shumëkush do ta ëndërronte e “hap” platforma e restoranteve “The Infatuation” në Nju Jork.

Kompania është në kërkim të një redaktori, i cili do të marrë një pagë vjetore prej 85,000 deri në 130,000 dollarë, por do të ketë edhe një përfitim më të rëndësishëm.

Konkretisht, kushdo që merr pozicionin do të ketë një buxhet vjetor prej 30,000 dollarë (28,000 €) për t’i shpenzuar në restorante në Nju Jork dhe për të provuar të gjitha llojet e ushqimeve dhe pijeve.

Kjo shkon në 2,500 dollarë në muaj, 576,92 dollarë në javë, ose 82,19 dollarë në ditë nëse ai vendos të hajë jashtë çdo ditë të vitit.

Gjithashtu redaktori do të redaktojë komente, udhëzues dhe buletinet që do të publikohen në  “The Infatuation NYC”.

Përveç kësaj, ai do të “hulumtojë dhe kontrollojë faktet kontekstin historik dhe kulturor të kuzhinave, pjatave dhe rajoneve të ndryshme”.

Kandidatëve për këtë pozicion u kërkohet të kenë të paktën pesë vjet përvojë në redaktimin e teksteve, si dhe një pasion për ushqimin e qytetit të Nju Jorkut.

“The Infatuation” u ble nga JPMorgan Chase në vitin 2021 dhe aktualisht ka zyra në 53 qytete në mbarë botën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit