Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi ishin të përfshirë në grabitje e ndodhura në zona të ndryshme.
Mediat e huaja shkruajnë se autorët janë ndjekur me helikopter nga policia pas tentativave të tyre për t’u larguar.
Ndërkohë një person i tretë ka arritur që të arratiset.
Operacioni u krye nga policia dhe në momentin që u kërkuan të ndalonin, autorët janë larguar me shpejtësi me makinë duke u përplasur edhe me patrullën e policisë.
Ndërkohë operacionit iu bashkua menjëherë edhe një helikopter i policisë federale dhe në fund arritën të arrestoni dy prej tyre, ndërsa personi i tretë u arratis.
“Të dyshuarit vinin nga Shqipëria dhe makinën e tyre e kishin me targa holandeze”, kanë sqaruar autoritetet.