-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shokon avokati i Kobrës në Gjykatë: Arma është për burra

Kryesoret

Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si “Kobra” ishte dënuar tre herë për veprën e njëjtë penale “Armëmbajtje pa leje”. Në vitin 2009, Kobra u dënua 1 mijë euro, në vitin 2012 gjykata nuk e kishte rritur dënimin me gjobë, përkundrazi gjoba u zbritë në 850 euro.

Ndërsa për të tretën herë, në vitin 2013 Kobra u dënua për ‘armëmbajtje pa leje” me 800 euro. Avokati i Kobrës, Nexhat Elshani e arsyetoi mbajtjen e armës me arsyetimin se “arma është për burra”.

“Është një thënjë popullore që arma është për burra edhe mbajtësi I armës paraprakisht e dinë që e ka përgjegjësi dhe në momentin kur t’I zihet edhe përgjigjet. Dhe është përgjigjur dhe në atë mëmyrë dënimin ia ka shqiptu gjykata”, ka thënë Elshani për Betimi për Drejtësi.

Dibran Hoxhaj, i njohur si ‘Kobra’ akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit