Marash Kumbulla e justifikoi në mënyrë të përsosur besimin e dhënë nga trajneri Zhoze Murinjo, në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Fiorentinës, që përfundoi me rezultatin 2-0.
Pas mungesës së Ibanjez, tekniku portugez i besoi mbrojtësit shqiptar, i cili ishte i pakalueshëm në këtë përballje.
Gjithsesi pavarësisht elozheve ndaj Kumbullës, Murinjo shprehet se kafsha i vërtetë në mbrojtjen e Romës është Ibanjez.
“Kumbulla është mbrojtësi më i mirë, por në mbrojtje tani kafsha e vërtetë është Ibanjez, ai i ha të gjithë. Kumbulla ka luajtur dy ndeshje në një cilësi të lartë. Është një profesionist i vërtetë. Ne kemi vetëm katër qendërmbrojtës dhe Marashi na jep gjithmonë reagime pozitive edhe pse në hierarki është i katërti., luan pak, por na jep përgjigje pozitive kur thirret në detyrë”, tha Murinjo.