-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pa sukses edhe sot, mbyllen kërkimet për 26-vjeçarin e zhdukur në Fier

Kryesoret

Ditën e sotme, ekipet e shpëtimit kanë kryer sërish kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit, Mateo Lika, i cili më parë u raportua i zhdukur.

Sipas raportimeve dyshohet 26-vjeçari ka rënë me një makinë në ujërat e lumit Seman.

Lika kishte ardhur për pushime nga Gjermania ku punonte.

Kërkimet për gjetjen e tij vështirësohen pasi makina që kishte marrë me qira nuk ishte e pajisur me GPS dhe kamerat e sigurisë nuk kanë një pamje të qartë të lëvizjes së të riut.

Pas kërkimeve janë gjetur vetëm targat e makinës.

Tashmë ekipi i shpëtimit i ka mbyllur kërkimet për sot dhe pritet të rinisin nesër.

Ditën e sotme kërkimi ka shkuar deri në 1 kilometër por pa gjetur asnjë shenjë të 26-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit