-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nëse “Ballkan” domethënë “mal”, atëherë “Mali i Hapur” nuk është keq

Kryesoret

Në përkujtim të 555 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, ditën e sotme është organizuar një bisedë me të rinj dhe studiues. Në event ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Ku ndër të tjera tha për emrin e Ballkanit, ka debatuar edhe me europianët, ndërsa shtoi se janë pikërisht turqit ato që preferojnë këtë emërtim për Europën Juglindore.

Për shkak të detyrës nuk më këshillohet të përfshihem në këtë vorbull, por ka edhe më tej se kaq, ka edhe Ballkani Perëndimor. Kam pasur një debat për këtë me miqtë europianë duke u përpjekur të shpjegoj që ne jemi Europë, siç ka një Europë Perëndimore, Lindore, ka edhe një Juglindore.

Nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallallëku apo keqkuptimi i madh i një personi që më pasi vuri vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane e Turqisë. Ndaj po të gjendesh në një tryezë ku janë edhe turqit e sheh se ka një trekëndësh. pjesa Turke do Ballkanin. Kur po shpjegonte Aureli Ballkanin e malin, po mendoja paskemi bërë malin e hapur.

Nuk është keq të hapim malin. Një gjë dua ë them për t’i vënë kapak se kjo bisedë është kaq e veçantë dhe interesante sa mund të vijojmë deri nesër por keni detyrë të lexoni nesër. Ka një gjë nga fundi i librit kur autori jep një shpjegim për një pyetje lidhur me historinë, që historia është e destinuar të rishkruhet e të lexohet në kohë të ndryshme e në kontekste të ndryshme dhe me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit