Protestat që vijojnë prej më shumë se tre javësh në bulevardin e Tiranës kanë hyrë në ditën e 22-të të tyre, ndërsa pas përfundimit të tubimit të fundit, debati politik është zhvendosur sërish në rrjetet sociale.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke publikuar pamje nga sheshi kryesor i kryeqytetit, duke i shoqëruar ato me një koment për mënyrën se si u mbyll protesta dhe gjendjen e zonës pas saj.









