-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veizaj la mandatin, Shehu: S’ia vlen të ikësh për Alibeajn, mendoje edhe njëherë

Kryesoret

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar pasi kolegu i tij Fation Veizaj ka dorëzuar sot mandatin e deputetit. Me anë të një postimi në facebook, Shehu i thotë Veizajt se nuk ja vlen të largohet nga parlamenti për shkak të Alibeajt.

Ndërkohë deputeti i PD-së Fation Veizaj thotë se e mori këtë vendim pas përçarjes së forcës politike ku bën pjesë.

Postimi i plotë: 

I dashur Fatjon!
Lexova per aktin tend te dorezimit te mandatit te deputetit. E mire kuptoj zemerimin tend te madh ndaj “vendimeve” te fallsifikuara, dashekeqe, percarese per PD, nen komanden e Rames, te shpallura si fermane te nje Sulltani nga uzurpatori edepsez i postit te kryetarit te grupit tone, qe te shtyne ne kete hap!
Si nje nga te perjashtuarit e fundit te falenderoj per solidaritetin e mirekuptimin.
Por si koleg e mik, dua te te them se nuk ja vlen te largohesh nga Kuvendi per shkak te veprimeve te tilla te atij zuzari, “krye eunuk” i Rames. Ai duhet luftuar si pupaci i Rames, duhet “grisur” si gjethja e fikut e Rames, se i tille eshte!
Dhe kaq. Nuk meriton me shume.
Nuk ja vlen qe ti te lardohesh nga Kuvendi per “deliret” e nje deliranti te keq perdorur nga Rama!
Ndoshta ka hapesire per ta rikonsideruar vendimin tend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit