Shkon në tre numri i personave të arrestuar për trafik droge përmes liqenit të Ohrit. 36-vjeçari i ndaluar ishte bashkëpunëtor me 2 vëllezër që trafikonin lëndë narkotike, me mjete lundruese, varka përmes liqenit të Ohrit.
“A. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 13.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike, me mjete lundruese, nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut, përmes liqenit të Ohrit.
Në muajin qershor të vitit 2021, shtetasi A. P. u kap me 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një varkë dhe 2 motora uji, që përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.