Dy shqiptarë, të arrestuar për trafik droge në Angli, janë dënuar me 14 vite burg për furnizimin e kokainës me vlerë mbi 400 mijë paund në Surrey.
Sipas medias së huaj, Mirjan Kastrati 35 vjeç u dënua me 6 vite e 3 muaj burg, ndërsa Mario Dilaj 24 vjeç, u dënua me 8 vjet burg.
Hetimi nisi më 5 shtator 2024, kur oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në një adresë në Dartford, e cila përdorej nga dy të akuzuarit si “qendër thirrjesh” (call centre) për furnizimin me kokainë në Surrey.
Oficerët e kapën Mirjan Kastratin në flagrancë në një tavolinë të improvizuar duke bërë pazare droge dhe duke komunikuar me klientët. Ndërsa Mario Gilaj u arrestua pasi tentoi të largohej nga prona.
Nga hetimet u zbuluan se dy shqiptarët ishin përgjegjës për furnizimin e rreth 4 kilogramëve kokainë në Surrey në periudhën korrik-shtator 2024, me një vlerë të përgjithshme prej 413,000 paund. Dokumentet dhe të dhënat dixhitale zbuluan lidhjet e tyre të ngushta me trafikun e drogës në rajon.