-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për Liqenin e Ohrit!

Kryesoret

Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyror për gati 300 specie endemike.

Falë vlerave unike natyrore dhe kulturore, edhe pjesa shqiptare e liqenit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019.

Por ekosistemi i liqenit kërcënohet nga mijëra tonelata mbetje minerare, të cilat gjenden ende buzë liqenit apo të shpërndara në kodrat përreth tij.

UNESCO e konsideron aktivitetin e shfrytëzimit minerar të papajtueshëm me trashëgiminë botërore. Dhe i rekomandoi Shqipërisë gjatë një misioni monitorimi në vitin 2020 që të zhvendoste dhe të rehabilitonte në mënyrë urgjente një dampë minerare buzë liqenit si dhe të siguronte mbylljen e përhershme të çdo aktiviteti minerar me ndikim në këtë pasuri.

Dy vjet pas këtij rekomandimi, autoritetet shqiptare vazhdojnë të bëjnë një sy qorr.

Gani Bego, specialist i administratës së zonave të mbrojtura në Pogradec e konsideroi çështjen e mbetjeve minerare një problem të mbartur ndër vite.

Sipas ekspertit të mjedisit, Arjan Merolli, mbetjet minerare kanë shkaktuar ndotje ekstreme të liqenit, me norma shumë herë më të larta se ato të Bashkimit Europian.

Merolli shton se mbetjet e metaleve të rënda gjenden tashmë në organizmin e tre peshqve më të njohur komercialë të këtij liqeni –koranit, belushkës dhe krapit.

Bashkia e Pogradecit pretendon se po punon për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe sipas saj, pjesa më e madhe e mineraleve është pastruar.

Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës tha në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi se dampa të tjera në zonën e liqenit janë duke u shfrytëzuar nga dy kompani koncesionare përmes lejeve të shfrytëzimit, që pritet të zgjasin deri në vitin 2026.

Eksperti i mjedisit, Arjan Merolli thotë se e ka ndjekur nga afër procesin dhe ka vërejtur shkelje të tjera mjedisore./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit