-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca: Rritja e emigracionit të parregullt vjen si pasojë e politikës së shteteve ballkanike

Kryesoret

Anëtari nderi i Këshillit të Shtetit Francez dhe ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë së imigracionit të Francës, Patrick Stefanin u shpreh se rritja e ardhjeve të parregullta të emigrantëve në Evropë gjatë muajve të fundit shpjegohet pjesërisht me politikën e vizave të disa shteteve të Ballkanit jashtë BE-së.

Siç raporton ai në gazetën franceze Figaro, “ne nuk e dimë apriori numrin e njerëzve që hyjnë ilegalisht në një vend. Prandaj, ajo që ne masim janë shënimet e parregullta të cilat janë të regjistruara në statistikat e Frontex. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut”.

Ai shprehet se rritja nuk e habit. Siç thotë ai, “kriza Covid-19 ka destabilizuar thellësisht shoqëritë në mbarë botën, veçanërisht në vendet që janë burim migrimi në Evropë, përkatësisht në Magreb, shtetet e Lindjes së Afërt dhe të Mesme dhe disa shtete afrikane”.

I pyetur për “preferencën” e rrugës ballkanike nga emigrantët e parregullt, ai thotë: “Kjo rrugë ndiqet nga njerëz që largohen nga Lindja e Mesme dhe e Afërt, kryesisht Turqia dhe Libani, për t’u nisur drejt Greqisë apo Bullgarisë. Por këto dy vende kanë bërë përparim të madh vitet e fundit në kontrollin e kufijve të tyre”.

Ai shton se “për të shpjeguar këtë rritje duhet të kemi parasysh se në këtë rrugë ka një sërë shtetesh që nuk i përkasin Bashkimit Evropian – si Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Kosova – dhe kanë shumë politika të dobëta të vizave, edhe pse janë kandidatë për hyrje në Bashkim”.

Stefanini gjithashtu përmend: “Pra, është prania e këtij “hipogastriumi të butë” në portat e BE-së, që shpjegon pse emigrantët anashkalojnë pengesën e ngritur nga grekët dhe bullgarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit