Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Divjakës ku për pasojë ka mbetur i plagosur 1 person.
Një motor është përplasur me një automjet tip “ Audi” ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës ku ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.