Interi fitoi me spektakël ndaj Milanit me rezultatin 3-0, duke triumfuar në finalen e Super Kupës së Italisë.
Që në minutat e para të ndeshjes zikaltërit treguan forcën duke shënuar.
Ata dolën në avantazh që në minutën e 10-të, Federico Dimarco gjeti hapësirë në zonë dhe gjuajti në portë për të shënuar golin e parë të ndeshjes.
Në minutën e 21-të, Interi edhe njëherë shënoi kur Alessandro Bastoni pasoi te Edin Dzeko i cili shënoi për 2-0.
Pjesa e parë nuk solli më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Interit.
Pjesa e dytë ishte më e dobët sa i përket rasteve me Milanin që kërkonte të shënonte.
Kjo bëri që kuqezinjtë të linin hapësira prapa, duke bërë që Lautaro Martinez të shënonte për 3-0 në minutën e 78-të.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Interi fitoi trofeun e parë sezonal.