-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka deklaruar se situata në veri të vendit është e qetë për momentin dhe se Policia e Kosovës është prezente atje. Në një intervistë për Blick, Kurti ka sqaruar se nuk është në perspektivat e tij të zevendësojë serbët në pushtet me shqiptarë.

Kurti është shprehur optimist se një marrëveshje me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajsh, ama gjithnjë nëse Perëndimi ja del të mbajë larg Beogradin nga Moska.

“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje – dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviçt dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën.”, ka thënë ai, duke shtuar se Putin dëshiron të nxisë konflikt me Kosovën.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putinin e pengon suksesi i Kosovës. Ai është shprehur se Putini është i fiksuar pas Kosovës.

“Unë jam i kujdesshëm, por nuk kam frikë kurrë. Unë jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai ishte i kënaqur për mungesën e suksesit të ndërhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron dhe e nervozon fakti që kanë pasur sukses në Kosovë.”- është shprehur tutje ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjendet në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, i pranishëm është edhe Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit