-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i rënduar në Shqipëri: Mungesë të energjisë elektrike në disa zona, ja akset rrugore që paraqiten problematike!

Kryesoret

Nga komunikimi me strukturat vendore të MC të bashkive reshjet e shiut nuk kanë krijuar problematika serioze në komunitet dhe infrastrukturë.

Territori i qarkut është përfshirë nga reshje me intensitet mesatar dhe me intervale intensive të shoqëruara me erëra të forta

Niveli i ujërave:

Prurjet e lumit Vjosa dhe Drino si dhe përrenjtë kryesor janë brenda shtratit të tyre. Niveli i ujit në hidrometrin e lumit Vjosa në urën e Përmetit 4.3 m kurse në urën e Memaliajt është 5 metër Niveli i ujit në rezervuare është në kuota normale.

Infrastruktura rrugore:

Ka patur një bllokim të segmentit rrugor në vendin e quajtur Gryka e Këlcyrës, bashkia Këlcyrë për shkak të rrëzimit të pemëve në orën 01.30 . Me ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Këlcyrë gjendja u normalizua. Rrugët rajonale dhe rurale janë në normalitet.

Furnizimi me energji elektrike:

Ka patur probleme. Është ndërprerë energjia përkohësisht në rastet kur rreshjet janë shoqëruar me stuhi. Fshatrat Malëshovë, Limar, Leskaj të nj.ad.Këlcyrë ku ka patur ndërprerje të energjisë për shkak të difekteve në linjën Këlcyrë-Malëshovë si dhe në fshatrat e nj.ad Ballaban të bashkisë Këlcyrë. Në bashkinë Përmet fshatrat e nj.ad Frashër e Piskovë , difekte në fidera.

Në bashkinë Dropull nj. adm. Pogon dhe Dropull i Poshtëm. Në bashkinë Tepelenë nj. adm. Kurvelesh, Lopëz dhe pjesërishtë disa fshatra të nj. adm Qendër. Në bashkinë Libohovë nj. adm. Zagori. Në bashkinë Gjirokastër, nj. adm. Cepo. Në bashkinë Memaliaj nj. adm. Buz.

Po merren masa nga filiali OSHEE Përmet nëpërmjet grupeve emergjente për riparimin e difekteve. Sistemi i ngrohjes në shkolla e kopshte funksionon normalisht. Strukturat e MC të 7 vu bashkive janë në monitorim dhe gatishmëri për çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit