-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i korrupsionit në BE, ish-eurodeputeti italian bashkëpunon me drejtësinë dhe pranon të tregojë të vërtetën!

Kryesoret

Italiani Pier Antonio Panzeri, figura kyç dhe i pandehuri kryesor lidhur me skandalin e korrupsionit në BE, sipas të dhënave të drejtësisë, do të tregojë të vërtetën dhe mund të përfitojë ulje të dënimit.

Sikurse njoftoi prokuroria në Bruksel, ish-eurodeputeti nënshkroi një marrëveshje, në bazë të së cilës ai do të bashkëpunojë ngushtë me drejtësinë belge. Në këmbim atij do t’i reduktohet masa e dënimit. Autoriteti e quajti këtë një “zhvillim të rëndësishëm”.

Pier Antonio Panzeri është italian dhe konsiderohet si një aktor i rëndësishëm në skandalin, që zbuluan hetuesit belg në dhjetor. Bëhet fjalë për influencë nga Katari dhe Maroku ndaj vendimeve politike të Parlamentit të BE-së.

Në fokus krahas Panzerit janë edhe ish-nënpresidentja e Parlamentit Europian Eva Kaili dhe bashkëshorti i saj Francesco Giorgi, i cili punonte si asistent i një deputeti në parlament. Panzeri sipas gazetës belge “Le Soir” është akuzuar nga Giorgi, sikur ka qenë shef i një organizate të pandehur, që përdorej nga Katari dhe Maroku për të ndërhyrë në çështjet europiane.

Panzeri është zotuar që t’u japë hetuesve informacione të detajuara për strukturat kriminale. Sipas këtyre të dhënave, ndër të tjera ai do të zbulojë emrat e atyre, që kanë pranuar ryshfet, avantazhet që janë premtuar dhe arranzhimet financiare me vendet e tjera.

Në këmbim ish-deputeti do të ketë një dënim të shkurtër me burg dhe do t’i duhet të paguajë një gjobë. Përveç kësaj do të sekuestrohen disa vlera nga pasuria e përvetësuar, që ndërkohë vlerësohet të jetë rreth një milionë euro. Pak para kësaj prokuroria vuri në dukje, se Panzeri e kishte tërhequr kërkesën për apelim në dhjetor kundër mbajtjes së tij në arrest hetimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit