-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajm i trishtë! Shuhet artistja që mësoi qentë e cirkut të Tiranës të dhuronin spektakël

Kryesoret

Ndërron jetë Sanie Baçova, artistja që zbuste kafshët e cirkut shqiptar. Përfaqësues të Cirkut Kombëtar kanë ndarë lajmin e hidhur. Baçova ishte gruaja e parë që kishte profilin e mësuesve me “nxënës-qen”. Ajo iu bashkua cirkut të Tiranës dhe arriti të mësonte qentë të bënin fluturime akrobatike.

“Ishte viti 1964 në korridoret e Cirkut të Tiranës, mes akrobatëve, zhonglerëve, ekuilibristëve, klounëve, u duk edhe një vajzë e re, e veshur rroba akrobatësh.

Në dorë mbante një shkop të hollë, të vogël, duke zhvilluar një orë mësimi në një klasë, me banka, dërrasë të zezë, “nxënësit’ e saj ishin; Rrapi, Xhina, Diana dhe Luçi. Mësuesja e tyre, Sania i drejtonte të sistemoheshin nëpër banka të rrinin urtë e të silleshin mirë, të kishin mendjen në mësim.

Ishte ora e matematikës. Mësuese Sania shkruante numra në dërrasën e zezë dhe “nxënësit-qen” me lehjet e tyre plot zë të lartë, jepnin zgjidhjen e veprimit matematikor. Kur u shfaq ky numër para spektatorëve, në premierën “Fluturime akrobatike”, jo vetëm u prit me kureshtje, por edhe u duartrokit shoqëruar edhe me të qeshura.

Spektatorët kishin parë në cirk, një zbutëse kafshësh femër! Kjo ishte ngjarja që do të mbetet në kujtesën e historisë, si zbutësja e parë e kafshëve dhe e vetme në Artin e Cirkut Shqiptar”, thuhet në mesazhin e përfaqësuesve të cirkut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit