-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte e pakalueshme që prej mëngjesit nga reshjet e borës, zhbllokohet Rruga e Arbrit!

Kryesoret

Ditën e sotme rruga e Arbrit u raportua si një aks i pakalueshëm për automjetet. Ndërkohë bëhet me dije se rruga është zhbllokuar dhe se është e kalueshme. Trashësia e borës në Kalanë e Dodës është 15 cm.

Ndërsa aksi Peshkopi- Kukës është i kalueshëm por bëhet apeli që automjetet duhet të jenë të pajisura dhe me goma dimërore e zinxhirë.

Dëbora bllokon Rrugën e Arbrit, Policia: Ja itinerari që duhet të ndiqni për në Tiranë dhe anasjelltas!

SITUATA NË QARKUN E DIBRËS:

Gjatë natës së mbrëmshme kanë vijuar reshjet e shiut por pa shkaktuar probleme. Nga mesnata në lartësinë mbi 700 metra ka pasur reshje bore. Akset rrugore kanë qarkulluar pa probleme. Rruga e Arbrit është bllokuar nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 7 pasi kishte rreth 15 cm borë në Qafën e Murrizit, dhe me ndërhyrjen e borëpastrueseve është bërë e kalueshme. Në Kalanë e Dodës ka 15 cm borë, ndërsa aksi Peshkopi – Kukës është i kalueshëm por duhet të përdoren gomat e dimrit dhe mjetet anti-rrëshqitëse. Në zonat e thella si Lura, Selishta, dhe zona e Gollobordës trashësia e borës shkon deri në 20 cm, por rrugët janë të kalueshme vetëm për mjetet e kalueshmërisë së lartë, duke përdorur zinxhirët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit