Pesë persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji në 1 Nëntor të vitit 2019 në kryqëzimin e Shkozetit. Të arrestuarit janë;
– Bashkim Haxhija 54 vjeç
– Marsel Decka 38 vjeç
– Endrit Sinani 29 vjeç
– Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku 40 vjeç
– Juljan Pjetri 45 vjeç
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 5 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Komploti”. Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.
Nga operacioni janë sekuestruar një armë gjahu, një jelek antiplumb, dy jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special RENEA nën koordinimin e SPAK-ut. Nga atentati në 2019 u plagos prokurori Ndoji, që më pas u shkarkua nga vettingu, Landi Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi” i Shijakut dhe vdiq shoferi i zyrtarit, Andi Maloku.