-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandanti i KFOR: Gjendja e sigurisë në Kosovë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme!

Kryesoret

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia tha në takimin e krerëve ushtarak të NATO-s në Bruksel se, aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura

Admirali Bauer tha se ushtarët në uniformë të KFOR-it janë duke e bërë maksimumin në ruajtjen e paqes, por sipas tij, përgjigja nuk duhet të jetë vetëm mbi ushtarët, ngase “ka nevojë për përgjegjësi politike”.

Komandanti i KFOR-it ka përsëritur qëndrimin se ky mision është i gatshëm dhe ka kapacitetet e nevojshme të veprojë nëse duhet. Misioni i NATO-s KFOR në Kosovë, sipas të dhënave të fundit, ka më shumë se 3.700 ushtarë në Kosovë një numër i konsiderueshëm i të cilëve vinë nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.

Ndërsa fokusi i takimit, sipas Bauer, ka qenë në mbrojtjen kolektive të aleancës pas fillimit të agresionit rus të Ukrainës. Në takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi ushtarak i Ukrainës, teksa shefat e shtabeve të NATO-s kanë shprehur mbështetje ushtarake të pa-rezervë për Ukrainën, “për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit