-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajm i zi për tifozët! Juventusit i hiqen 15 pikë

Kryesoret

Gjykata Federale e Apelit e ka pranuar kërkesën e FIGC për të rihapur gjykimin sportiv kundër Juventusit për akuzat në lidhje me falsifikimin e të ardhurave kapitale dhe i ka dënuar ata më -15 pikë.

ANSA ka dhënë detale së si Prokurori i FIGC, Giuseppe Chiné ka kërkuar nga Gjykata Federale e Apelit për të rihapur rastin pas hetimeve të reja Prisma, ku janë analizuar praktikat e fundit financiare të klubit dhe pagesat sekrete të lojtarëve në fazat e hershme të Pandemisë Covid-19.

Gjykata Federale e Apelit ka pranuar rastin e Chines dhe e ka rihapur procedurat sportive për Juventusin dhe shefave të tyre, duke lënë jashtë këtij rasti klubet që u tha se janë involvuar si Sampdoria dhe Empoli.

Chine ka kërkuar nëntë pikë reduktim për Juventus, si dhe suspendime për Andrea Agnelli, Fabio Paratici. Federico Cherubini dhe tërë bordi i drejtorëve. Gjykata Federale e Apelit ka vendosur që t’ia heq bardhezinjve 15 pikë, duke bërë që ata tani të kenë 22 pikë në Ligë.

Juventusi mund ta apelojë këtë vendim në Collegio di Garanzia dello Sport at CONI. Arsyet e këtij vendimi pritet që të detajohen në ditët në vazhdim.

Gjykata ka propozuar dy vite e gjysmë ndalim për Fabio Paratici, dy vite për Agnellin dhe Arrivabene, tetë muaj për Nedved, 1.4 vjet për Cherubinin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit