-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhja e kreut të ri të SHISH, Begaj: Jemi në konsultime me Ramën

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj në një intervistë për VOA tha zgjedhjen e kreut të ri të Shërbimit Informativ të cilën e konsideron prioritet dhe në lidhje me këtë është në bisedime me Ramën.

Zëri i Amerikës: Meqenëse jemi tek çështja e sigurisë, zoti President, prej një kohë të gjatë Shërbimi Informativ ka qenë pa drejtuesin e vet, i larguar për studime jashtë vendit, dhe vetëm një muaj më parë Kryeministri Edi Rama, njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e tij. Në një botë e cila nuk është në ditët e saj më të mira, sa i përket aspekteve të sigurisë, a është normale që një vend të qëndrojë pa kryetarin e Shërbimit Informativ për muaj të tërë?

Presidenti Bajram Begaj: Shërbimi Informativ shtetëror është një institucion i rëndësishëm i sigurisë kombëtare. Në respekt të detyrimeve ligjore drejtori dhe zv. drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, emërohet dhe lirohet nga detyra me dekret të Presidentit të Republikës dhe propozim të Kryeministrit. Drejtori i Shërbimit Informativ shtetëror është liruar nga detyra me dekret të Presidentit të Republikës një muaj më parë, me kërkesën e tij. Është një institucion shumë i rëndësishëm. Jemi në konsultime me Kryeministrin për gjetjen e emrit për drejtuesin e SHISH.

Zëri i Amerikës: A pritet që këto konsultime të përfundojnë shpejt dhe të mos kemi muaj të tjerë pa drejtuesin e SHISH?

Presidenti Bajram Begaj: Patjetër, do të jetë një çështje që do të jetë në prioritetet tona. Siç e përmendët, çështjet e sigurisë kombëtare janë shumë të rëndësishme. Sfidat e sigurisë globale kanë ndryshuar, janë shtuar. Përveç sfidave të sigurisë kemi dhe sfidat që lidhen më sigurinë energjiktike, atë kibernetike, sigurinë ushqimore, sigurinë publike, kështu që duhet patjetër të gjejmë një zgjidhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit